Ne po rritemi 

Ne po zhvillohemi dhe po ndryshojmë çdo ditë. Po lëvizim më shpejt dhe po shërbejmë më afër qytetarëve.

  • Me zyra postare anekënd vendit tonë
  • Me flotë moderne dhe të gjelbër transporti
  • Me shërbime të reja, bashkëpunime dhe partneritete strategjike
  • Po ndërtojmë një Postë moderne, të besueshme dhe plot energji.

Një epokë e re e cilësisë

Posta e Kosovës Sh.A. është certifikuar me standardin ndërkombëtar ISO 9001:2015, për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë. Ky certifikim vërteton se proceset tona janë të standardizuara duke garantuar shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme për qytetarët, bizneset dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky rezultat është arritur në nëntor 2025, falë një pune të koordinuar në të gjitha nivelet: rishikimit të proceseve operacionale si dhe forcimit të kontrolleve të cilësisë.

Viti i kthesës për Postën e Kosovës

Pas më shumë se një dekade sfidash financiare, Posta e Kosovës arriti për herë të parë të realizojë fitimin neto duke vendosur një bazë të qëndrueshme për zhvillim të mëtejshëm.

Të hyrat janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme.
EBITDA pozitive dëshmon stabilitetin financiar dhe menaxhimin efikas.
Këto rezultate janë fryt i punës së përbashkët dhe besimit të qytetarëve tanë.

Treguesit kryesor financiar 2024
Të hyrat vjetore: 10.4 milion € (+3.51% krahasuar me 2023)
EBITDA: 1.7 milion € (+16.63% krahasuar me 2023)
Fitimi Neto: 286 mijë €

Posta e shpejtë dhe e gjelbërt

Posta e Kosovës ka pasuruar flotën e saj me 59 motoçikleta elektrike të blera me buxhetin e vet, për të përmirësuar kushtet e punës së postierëve për shpërndarje më efikase të dërgesave dhe për ruajtjen e ambientit në vendin tonë.

Posta e Kosovës është e përkushtuar të intensifikojë përpjekjet e saj drejt zhvillimit të projekteve, të cilat kanë efekt të dyfishtë, cilësinë e shërbimit postar dhe ambient më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë.

Po ashtu,  Posta e Kosovës ka investuar në vitin 2024 në blerjen e shtatë furgonëve të rinj postarë.

 

Ne vijmë te ju

Viti 2024 shënoi një tjetër hap në rrugëtimin tonë të zhvillimit.

Gjatë këtij viti, Posta e Kosovës ka zgjeruar rrjetin me 17 zyra të reja postare gjithandej vendit. Ky zgjerim e çon numrin total të zyrave postare në 152 pika aktive në gjithë territorin e Kosovës.

Çdo zyrë e re, çdo sportel i ri,  është një derë më shumë drejt shërbimit të shpejtë, efikas dhe të barabartë për të gjithë qytetarët nga qendrat urbane deri në zonat më të thella rurale.

 Viti i kthesës për Postën e Kosovës

 Pas më shumë se një dekade sfidash financiare,  Posta e Kosovës arriti për herë të parë të realizojë fitimin neto duke vendosur një bazë të qëndrueshme për zhvillim të mëtejshëm.

Të hyrat janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme.
EBITDA pozitive dëshmon stabilitetin financiar dhe menaxhimin efikas.
Këto rezultate janë fryt i punës së përbashkët dhe besimit të qytetarëve tanë.

Treguesit kryesor financiar 2024
Të hyrat vjetore: 10.4 milion € (+3.51% krahasuar me 2023)
EBITDA: 1.7 milion € (+16.63% krahasuar me 2023)
Fitimi Neto: 286 mijë €

Çfarë e solli këtë sukses?

Rritja e të hyrave nga shërbimet postare dhe ato të pagesave. Efikasitet më i lartë operacional dhe ulje e shpenzimeve operative. Optimizim i resurseve dhe menaxhim më i mirë i kostove.

Çfarë nënkupton ky rezultat?

Ky fitim i parë që nga ndarja nga PTK në vitin 2012 është garanci për stabilitetin financiar të Postës së Kosovës dhe krijon bazën për rritje të qëndrueshme në vitet në vijim. Ai reflekton përkushtimin për rritje të gjithanshme dhe për të mbajtur një pozitë konkurruese në tregun vendor dhe rajonal.

Posta anëkënd Kosovës

Për herë të parë pas çlirimit të vendit, Posta e Kosovës ka rikthyer pronat e saj legjitime në pjesën veriore të Kosovës, duke shënuar një moment historik për institucionin dhe për gjithë vendin.

Zyrat Postare që për më shumë se dy dekada kanë qenë të uzurpuara, tani janë kthyer në funksion të qytetarëve si hapësira të reja për shërbime postare dhe financiare.

Përveç kësaj, janë hapur zyra të reja postare në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke zgjeruar rrjetin dhe duke siguruar që çdo qytetar i Republikës së Kosovës të ketë qasje të barabartë në shërbimet publike.

Kjo shtrirje përfaqëson jo vetëm zgjerimin e rrjetit, por edhe bashkëpunimin e qytetareve përmes komunikimit, shërbimit dhe besimit.

Posta dhe Policia së bashku për qytetarët

Posta e Kosovës, në partneritet me Policinë e Kosovës, ka nisur zbatimin e një projekti të rëndësishëm për shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik.

Ky bashkëpunim forcon sigurinë rrugore, rrit përgjegjësinë qytetare dhe sjell një mënyrë më moderne, të shpejtë dhe transparente të komunikimit mes institucioneve dhe qytetarëve.

Falë këtij sistemi të ri, procesi i njoftimit për gjoba dhe i pagesës së tyre është bërë më i lehtë se kurrë:

  • Gjobat dorëzohen drejtpërdrejt në adresën e qytetarëve;
  • Pagesa mund të kryhet në çdo zyrë postare të Postës së Kosovës, shtatë ditë në javë, me shërbim të menjëhershëm dhe të sigurt.

Ky është një hap konkret drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe digjitalizimit të administratës, ku bashkëpunimi mes institucioneve sjell lehtësi të prekshme për qytetarin.