Letërdërgesa

Letër dërgesa është dërgesë e mbyllur që përmban komunikime të shkruara, me ose pa vlerë të deklaruar, ose çdo dërgesë tjetër të mbyllur që plotëson kushtet për dimension dhe peshë.

Dimensionet:

  • Minimale: 90 x 140 mm
  • Maksimale: gjatësia + gjerësia + trashësia ≤ 900 mm; asnjë dimension ≤ 600 mm
  • Ruloni / cilindër: minimale 170 mm, maksimale 1040 mm; dimensioni më i madh ≤ 900 mm
  • Hapësira për adresë: 70 x 100 mm
  • Pesha maksimale: 2 kg

Ambalazhimi:

  • Letër dërgesa duhet të jetë e mbyllur mirë, e përshtatshme për përmbajtjen dhe transportin, duke mbrojtur përmbajtjen dhe punonjësit gjatë përpunimit.

Adresa dhe frankimi:

  • Vendosni adresën saktë, të plotë dhe të lexueshme, me shkronja latine ose alfabetin e vendit të destinimit.
  • Pullat dhe shenjat e frankimit vendosen në të djathtën e sipërme.
  • Etiketat e shërbimit vendosen sipër majtas pranë adresës.

Letër dërgesa me prioritet:

  • Transportohen përmes rrugëve më të shpejta (ajrore ose tokësore).
  • Duhet të kenë etiketë ngjyrë kaltër me mbishkrimin: PRIORITAIRE ose PAR AVION / ME AEROPLAN.
  • Nëse transporti me prioritet nuk është i mundur, mbishkrimet anulohen me dy vija kryq.
Posta FAV icon

KARTËPOSTALJA

Kartëpostalja – është dërgesë e hapur, ana e majtë e së cilës është e dedikuar për shënimin e tekstit, ndërsa ana e djathtë është dedikuar për adresën e marrësit.

Pako e vogël

Pako e vogël – është dërgesë postare që përmban sende të ndryshme në sasi të vogla, si prodhime artistike, kaseta, disqe, CD, shirita magnetik, mostra tregtie ose pjesë të një sendi që shërben si mostër tregtie, pjesë këmbimi për aparatura, duke përjashtuar çdo mundësi për tu përdorur për qëllime biznesi. Pesha maksimale e pakos së vogël është deri në 2 kg.

Shtypshkrime

Shtypshkrimet – janë dërgesa të hapura që përmbajnë libra, gazeta ose revista të cilat mundë të publikohen në treg rregullisht ose kohë pas kohe. Pranohen deri në peshën dy (2) kg, ndërsa në rastet kur përmbajtja është e pandarë atëherë pranohen deri në pesë (5) kg. Shtypshkrimet të cilat i dërgon dërguesi pa adresa të marrësit, konsiderohen si shtypshkrime të pa adresuara.

Sekogramet

Cekogramet – janë letrat e shtypura me Alfabetin e Braille-it (në formë pikash të ngritura) – të dedikuara personave të verbër, klishe me shenja të cekografisë apo incizime tonale si dhe letër speciale për persona të verbër.

E vetmja gjë që duhet bërë është që dërguesi mbi dërgesë ta vërë shenjën “Sekogram” – për trafikun vendor, ndërsa për atë ndërkombëtar – “Cekogramme”. Pesha maksimale e sekogramit nuk mund të jetë mbi 7 kg.

Këtë shërbim Posta e Kosovës e ofron falas.

Aerogramët

Aerogramët – janë dërgesa të shtypura në një letër, të cilat palosen në mënyrë të tillë që të formohet një drejtkëndësh me dimensione përafërsisht 110 x 220mm.

Aerogrami ka një faqe të pastër në dispozicion të dërguesit për ta plotësuar sipas kërkesës së tij. Në pjesën e sipërme ka të shënuar me germa të mëdha fjalën ”AEROGRAM” si dhe vendin për adresën e marrësit dhe dërguesit.

Aerogrami i palosur ka një anë të lyer me ngjitës (si kapaku i zarfit), i cili shërben për ta mbyllur aerogramin në mënyrë që të mos mund të lexohet përmbajtja. Marrësi për të lexuar aerogramin duhet ta pres në vendin e caktuar që është shënuar me një vijë dhe që lejon shpalosjen e rregullt të aerogramit.

Thasët “M”

Thasët “M” – janë një kategori e veçantë e thasëve postarë, në të cilët futen të gjitha shtypshkrimet me adresa të njëjta, me qëllim që t’i dërgohen përnjëherë të njëjtit marrës, në të njëjtin destinacion dhe nga i njëjti dërgues.

Thasët “M” sigurohen nga shërbimi postar vendor, me të drejtë kthimi nga administrata postare marrëse.