Shërbimet
Janë koli për të cilat dërguesi nuk kërkon ndonjë shërbim të veçantë. Për këto koli, vlera maksimale e deklaruar është 100 €.
Çdo koli duhet të ambalazhohet dhe të mbyllet në një mënyrë të tillë që t’i përshtatet peshës, formës dhe natyrës së përmbajtjes, si dhe mënyrës së transportimit. Ambalazhimi dhe mbyllja duhet të mbrojnë përmbajtjen kundrejt shtypjes dhe dëmtimit nga prekjet e përsëritura, si dhe të jenë të tilla që të bëjnë të pamundur ngacmimin e përmbajtjes pa lënien e gjurmëve të dukshme të dhunimit.
Ato duhet të jenë të ambalazhuara dhe të mbyllura në mënyrë të tillë që të mos kërcënojnë shëndetin e punonjësve, si dhe të shmangin çdo dëmtim në rast se ato përmbajnë sende që mund të lëndojnë punonjësit e ngarkuar me përpunimin e tyre, të ndotin apo të dëmtojnë kolitë e tjera ose pajisjet postare.
Kolitë me vlerë të deklaruar – janë të gjitha dërgesat koli postare, për të cilat dërguesi kërkon të deklarojë vlerën në përputhje me natyrën e sendeve apo të mallrave që ka përmbajtja e kolisë.
Paketimi dhe mbyllja e kolisë me vlerë bëhet sipas standardeve të amabalazhimit të kolive me vlerë duke iu referuar përmbajtjes, peshës, formës dhe mënyrës së transportit. Dërguesi është i obliguar që, në këndin e majtë të poshtëm, ta shënojë vlerën e saktë të deklaruar me numra dhe shkronja. Kolite me vlerë nuk guxojnë të përmbajnë sende të ndaluara që rrezikojnë procesin e transportit, siç janë: armët e zjarrit, lëndët radioaktive, lëndët djegëse, lëndët biologjike, narkotikët etj.
Shërbimi Express mund të përdoret për çdo lloj kolie, duke i siguruar kolisë përparësi në shpërndarje krahasuar me kolitë e rëndomta.
Të gjitha dërgesave koli postare, për të cilat kërkohet trajtimi me shërbimin ‘’Express’’, iu ngjitet një etiketë me ngjyrë të kuqe te çelët, ku është shënuar pastër fjala “Express”.
Kolitë, për të cilat dërguesi kërkon një lajmërim marrje/fletëkthesë, në anën e adresës duhet t’i përmbajnë etiketat e shtypura dhe të theksuara ‘’LM’’ ose ‘’AR’’.
Kolitë e përmendura duhet të shoqërohen me nga një formular P3 (për trafikun vendor) apo CN 07 (për trafikun ndërkombëtar).
Koli kaba konsiderohet:
Çdo koli kaba dhe pjesa e përparme e letrës së dërgimit do të përmbajnë një etiketë që tregon me shkronja të trasha fjalën “Encombrant” (Kaba).
Administratat që pranojnë kufijtë e përmasave të dhëna më lartë, mund të tarifojnë si kaba çdo koli, përmasat e së cilës kalojnë kufijtë e lartpërmendur, por pesha e saj është më e vogël se 10 kg. Në këtë rast, shënimi “Encombrant” duhet të plotësohet vetëm mbi kartë-dërgimin, me fjalët “en vertu de l’article RE 206.1.5” (në bazë të nenit RE 206.1.5).
Shuma maksimale e pagesës shtesë referuar në nenin 23.3 të Konventës është 50 % e pagesës bazë.
Koli kaba në trafikun ndërkombëtar konsiderohet:
Çdo koli kaba dhe pjesa e përparme e letrës së dërgimit do të përmbajnë një etiketë që tregon me shkronja të trasha fjalën “Encombrant” (Kaba).
Koli delikate
Nën rezervën për t’iu përgjigjur rregullave të përgjithshme të formimit dhe ambalazhimit, çdo koli e thyeshme duhet të pajiset, ose nga dërguesi ose nga zyra e origjinës, me një etiketë që përmban një figurë të shtypur me ngjyrë të kuqe në një sfond të bardhë dhe që përfaqëson një gotë.
Letër dërgimi do të përmbajë shumë dukshëm në pjesën e përparme shënimin “Colis fragile” (Koli e thyeshme), të shkruar me dorë ose të shtypur mbi një etiketë.
Çdo koli, natyrë e thyeshme, përmbajtja e së cilës është treguar nga çfarëdo shenjë e jashtme të ngjitur nga dërguesi, duhet të pajiset nga zyra e origjinës me etiketën e përshkruar më lartë. Për këtë merret pagesa shtesë përkatëse, e cila është plus 50 % nga pagesa bazë. Në qoftë se dërguesi nuk dëshiron që kolia të trajtohet si e thyeshme, zyra e origjinës e prishë shënimin që e ka bërë.
Përmasat e përbashkëta të kolive ( gjatësia + gjerësia + lartësia ) jo > 3 m, ku asnjëra prej përmasave nuk mund të jetë më e madhe se 1,5 m.
Kolitë në pajtim me shërbimet postare universale, pranohen me peshë deri në 20 kg, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me marrëveshje.