Shërbimet
Për dallim nga shërbimet standarde që ofrohen nga Posta e Kosovës me peshë (gram) ky shërbim do të aplikohet duke u bazuar në dimensione të dërgesave:
| Pesha | Çmimi |
|---|---|
| Deri 5 kg | 2.00 € |
| Mbi 5 kg deri 10 kg | 3.00 € |
| Mbi 10 kg deri 15 kg | 4.50 € |
| Mbi 15 kg deri 20 kg | 5.50 € |
| Mbi 20 kg deri 30 kg | 7.50 € |
Për çdo dërgesë me përmbajtje të pandarë me peshë mbi 30 kg,
i shtohet tarifa shtesë prej 0.25 € për çdo kilogram.
Pranimi i pakos mund të bëhet nga ora 08:00 deri 20:00 pesë ditë të javës nga e hëna deri të premten. Sportelistët në zyra postare ku bëhet pranimi i pakove do të jenë të gatshëm të japin edhe sqarime shtese sipas nevojës në lidhje me këtë shërbim.
Në raste kur sasia për shpërndarje është më e madhe ju do të kontaktoni zyrtarin nga Posta e Kosovës të regjionit përkatës (që do te caktohet pas nënshkrimit të kontratës) dhe zyrtari përgjegjës nga Posta e Kosovës do të bëjë pranimin e sasisë për shpërndarje dhe organizimin e distribuimit të dërgesave deri në destinacion.
Afati i shpërndarjes së këtyre dërgesave brenda regjionit është D+1 (dita e pranimit deri + 24 h), ndërsa dërgesat jashtë regjionit (viset rurale) është D+24 – 48 h (dita e pranimit 24 – 48 h), eventualisht tentohet edhe pas 48 orëve nese pala nuk gjendet në adresë te destinimit dhe kërkon që dërgesa të ruhet deri në një përgjigje për pranimin e tyre.
Ky lloji shërbimi kryhet nga Posta e Kosovës për konsumatorët që kanë kontratë me Postën e Kosovës për shpërndarjen e këtyre dërgesave sipas kërkesës së konsumatorëve.
Inkasimi i të hyrave mund të bëhet vetëm për dërgesat brenda territorit të vendit tonë. Tarifa shtesë për inkasimin e të hyrave nuk do të këtë por transaksionin bankar e bartë konsumatori e jo Posta e Kosovës. Shuma më e lartë për inkasimin e një faturë nuk duhet të kalojë shumën prej 500 €.
Barazimet në mes të Postës së Kosovës dhe konsumatorit të kontraktuar për këto shërbime bëhet në baza dekadore dhe në raste të caktuara sipas marrëveshjes në mes të Postës së Kosovës dhe konsumatorit. Barazimet Posta e Kosovës i bën duke ndalur shumën për shërbimin postar që i takon Postës së Kosovës në bazë të çmimores dhe pjesën tjetër që inkason si të hyra nga faturat e konsumatorit ti rimbursojë në llogarinë e paraqitur nga ana e konsumatorit.
Dorëzimi i dërgesave bëhet,pasi punonjësi i postës të sigurohet për identitetin e marrësit, pasi ai ka paraqitur dokumentet zyrtare të njohura me ligje për identifikim. Klienti nuk mund të bëjë hapjen e dërgesës pa e bërë pagesën dhe nënshkrimin për pranimin e saj ,ngase në këtë rast Posta e Kosovës është vetëm ndërmjetësuese ose kryese e shërbimit postar dhe nuk është pjesë e marrëveshjes në mes të biznesit të caktuar dhe klientëve të tyre.
Dërgesat e refuzuara nga ana e konsumatorëve – palës së tretë, Posta e Kosovës do ti kthejë në kohën më optimale te porositësi i shërbimit dhe për këto dërgesa në kthim nuk do të kenë tarife shtesë. Bashkangjitur do të ketë arsyetimin për refuzimin e dërgesës nga ana e konsumatorit.