Dërgesat E-commerce ndërkombëtare

Dërgesat e-commerce jashtë territorit të Kosovës

Posta e Kosovës Sh.A. e ofron shërbimin e-commerce për dërgesat nga porositë/shitjet online për bizneset që dëshirojnë t’i dërgojnë mallrat te klientët e tyre jashtë territorit të Kosovës. Pesha maksimale e dërgesave e-commerce për letërpostë është 2 kg, ndërsa 20 kg për pako.

Afati i shpërndarjes së këtyre dërgesave, varësisht nga zona, është 3 (tre) deri në 7 (shtatë) ditë pune – duke mos e llogaritur ditën e pranimit dhe festat në shtetin e destinimit.

Janë të ndaluara dërgesat e postës së letrave që nuk plotësojnë kushtet e parashikuara me rregulloret dhe ligjin në fuqi. Varësisht nga dërgesa, ambalazhimi duhet të jetë adekuat në mënyrë që të mos dëmtohet malli apo dërgesat e tjera. Dërgesat i nënshtrohen procesit të doganimit në vendet e destinimit, varësisht nga përmbajtja. 

Në bazë të etiketës me barkod të vendosur në dërgesa, dërgesat mund të gjurmohen deri tek marrësi i fundit.

Afati i shpërndarjes së dërgesave dhe shtetet për pranim

Posta e Kosovës këtë shërbim e kryen në bashkëpunim me Postën Shqiptare.

Afati i shpërndarjes së këtyre dërgesave, varësisht nga zona, është 3 (tre) deri në 7 (shtatë) ditë pune – duke mos e llogaritur ditën e pranimit dhe festat në shtetin e destinimit.

Dërgesat online – Trafiku Ajror (çmimorja)

LETER POSTE SHITJET ” ONLINE ” TRAFIKU NDËRKOMBËTAR

Shkalla Pesha Njësia Europë (€) Shtetet tjera (€)
I Deri 100 gr copë 4.10 € 4.50 €
II 100 – 250 gr copë 5.50 € 7.00 €
III 250 – 500 gr copë 8.50 € 15.00 €
IV 500 – 1000 gr copë 14.50 € 22.00 €
V 1000 – 1500 gr copë 18.50 € 28.00 €
VI 1500 – 2000 gr copë 24.00 € 34.00 €

KOLITË POSTA / SHITJET ONLINE

Pesha G1 (€) G2 (€) G3 (€) G4 (€)
Deri 1 kg 13.00 € 18.00 € 30.00 € 35.00 €
1 – 3 kg 19.00 € 27.00 € 44.00 € 57.00 €
3 – 5 kg 25.00 € 40.50 € 65.00 € 79.00 €
5 – 10 kg 40.00 € 63.00 € 100.00 € 129.00 €
10 – 15 kg 55.00 € 85.50 € 135.00 € 165.00 €
15 – 20 kg 70.00 € 107.00 € 170.00 € 210.00 €