Shërbimet
Posta direkte
Posta e Kosovës Sh.A., përveç shërbimeve të tjera postare për konsumatorët, ofron edhe shërbimin “Posta Direkte”. Përmes këtij shërbimi ne ofrojmë zgjidhje për t’ju ndihmuar juve dhe kompanisë suaj që mesazhi juaj i marketingut të arrijë lehtë, shpejt dhe lirë deri te audienca, të cilën ju e synoni.
“Posta Direkte” është lloj dërgese që përmban një mesazh identik në formë të materialeve promovuese (fletushka, broshura, katalogë, reklama, gazeta promovuese dhe revista) që u dërgohetshumë konsumatorëve njëkohësisht dhe nuk ka karakter të korrespondencës personale. Përmes shfrytëzimit të shërbimit “Posta Direkte” ju zhvilloni marrëdhëniet me klientët ekzistues, zbuloni klientët potencialë, njoftoni klientët me produktet apo shërbimet e reja, rritni vëllimin e shitjes,filloni një biznes të ri, etj.
Çmimorja për postë direkte
Sasia deri 20 gr mbi 20-50 gr mbi 50-100 gr
€ € €
5.000 copë 0.07 0.09 0.12
15.000 copë 0.05 0.08 0.10
30.000 copë 0.035 0.06 0.09
50.000 copë 0.030 0.05 0.08
100.000 copë 0.015 0.018 0.02
Kompanitë e mëdha dhe të vogla (publike dhe private) që operojnë në territorin e Kosovës, mund të jenë shfrytëzuese të shërbimit “Posta Direkte” përmes lidhjes së kontratës në Departamentin e Shitjes, në adresën: Departamenti i Shitjes PK Sh.A., Posta 1, Kati i 2-të, Rr. “Nëna Terezë”, 12000 Fushë Kosovë.
Posta e Kosovës në kuadër të përkrahjes së bizneseve vendore lason “Pullën komerciale”.
Ky produkt mundëson promovimin e bizneseve të mesme dhe të vogla që veprojnë në Republikën e Kosovës.
Përmes pullës komerciale, enkas të dizajnuar për konsumatorin, përpos komunikimit me postë tradicionale, prezantohet dhe afirmohet brendi i kompanive të interesuara.
Pulla komerciale mund të përmbajë edhe një pjesë të veprimtarisë së bizneseve të interesuara.
Një mundësi shtesë marketingu për biznese me pullë komerciale.
Posta e Kosovës Sh.A., përveç shërbimeve të tjera postare, për konsumatorët ofron edhe shërbimin “Fahu Postar”. Përmes këtij shërbimi ne ofrojmë zgjidhje për t’ju ndihmuar juve apo kompanisë suaj që dërgesat tuaja të grumbullohen në një vend të sigurt, ku mund të keni qasje vetëm ju apo personi juaj i besueshëm, të cilin ju e autorizoni.
Fahu Postar është një kuti me adresë, e cila është e vendosur në ambientet e zyrave postare. Zyrat komunale postare e ofrojnë kutinë postare – Fahun Postar në shfrytëzim për individë apo biznese, në baza mujore apo vjetore, varësisht nga kërkesa e konsumatorëve.
Shërbimi “Fahu Postar” është shërbim që iu mundëson konsumatorëve, qoftë fizikë apo juridikë, pranimin e dërgesave në një vend të caktuar. Konsumatorët e Postës së Kosovës që marrin sasi të mëdha dërgesash postare nga vendi apo nga bota, si dhe ata që nuk disponojnë adresë të përhershme, kanë mundësi që, në marrëveshje me Postën e Kosovës, të sigurojnë “Kutinë Postare” – “Fahun Postar” me një pagesë mujore apo vjetore.
Mënyra e sigurimit të Kutisë Postare – Fahut Postar
Shfrytëzuesi i shërbimeve që kërkon në shfrytëzim një kuti postare duhet të vërtetojë identitetin e tij me anë të një dokumenti zyrtar. Kërkesa për të marrë një kuti postare paraqitet në formularin “P-16”. Me pranimin e kërkesës, konsumatorit i dorëzohet çelësi i kutisë postare.
Çmimi i Kutisë Postare
Pas plotësimit të formularit “P-16” ose lidhjes së marrëveshjes ndërmjet Postës së Kosovës dhe konsumatorit, varësisht nga marrëveshja, konsumatori merr në shfrytëzim një apo më shumë Kuti Postare – Fahë Postarë, me çmimin si vijon:
Meqenëse Kutia Postare – Fahu Postar është kuti private, Posta e Kosovës garanton se do të
shfrytëzohet vetëm nga personi i autorizuar, i cili e posedon çelësin dhe kutinë. Çdo gjë është e
sigurt dhe konfidenciale.
Na shkruani në: shitja_pk@postakosoves.com
Zyrat postare – ku mund të keni një Fah Postar
| Nr. | Zyra Postare | Komuna | |
| 1 | Prishtinë 05 | Prishtinë | |
| 2 | Prishtinë 23 | Prishtinë | |
| 3 | Besianë | Besianë | |
| 4 | Fushë Kosovë 1 | Fushë Kosovë | |
| 5 | Drenasi 1 | Drenas | |
| 6 | Lypjani 1 | Lypjan | |
| 7 | Prizreni 3 | Prizren | |
| 8 | Rahovec 1 | Rahovec | |
| 9 | Peja 1 | Peja | |
| 10 | Klinë | Klinë | |
| 11 | Istog | Istog | |
| 12 | Gurrakoc | Istog | |
| 13 | Banja e Pejës | Istog | |
| 14 | Mitrovica 1 | Mitrovicë | |
| 15 | Vushtrri 1 | Vushtrri | |
| 16 | Skenderaj 1 | Skenderaj | |
| 17 | Gjakova 1 | Gjakovë | |
| 18 | Deçani 1 | Deçan | |
| 19 | Junik | Junik | |
| 20 | Gjilani 1 | Gjilan | |
| 21 | Ferizaj 1 | Ferizaj |
Shërbimi i reklamacioneve – është shërbim, përmes të cilit mund të vërtetohen parregullsitë gjatë kryerjes së shërbimeve postare që kanë të bëjnë me:
Reklamimi mund të bëhet pranë çdo zyre postare, pavarësisht nga zyra postare ku është postuar dërgesa.
Nga data e postimit, dërguesi ka të drejtë të bëj reklamim brenda tre (3) muajve në trafikun e brendshëm dhe brenda gjashtë (6) muajve në trafikun ndërkombëtar.
Reklamimi për dërgesat në trafikun e brendshëm bëhet përmes formularit P-5 në PV, ndërsa në trafikun ndërkombëtar reklamimi bëhet përmes formularëve CN 08 dhe CN 18 – deklaratë e marrësit në PN.
Posta e Kosovës ofron hapësira të sigurta dhe të monitoruara për magazinimin e mallrave tuaja. Magazinat tona janë të pajisura me sisteme sigurie dhe mbikëqyrje 24/7.
Siguria e dërgesës suaj fillon nga paketimi. Çdo dërgesë postare ambalazhohet dhe mbyllet në mënyrë të tillë që t’i përgjigjet peshës, formës dhe natyrës së përmbajtjes, si dhe mënyrës së transportit.
Nëse nuk jeni të sigurt si ta paketoni dërgesën postare, stafi ynë ofron asistencë profesionale për ambalazhim sipas standardeve ndërkombëtare të transportit.
Kthimi i dërgesës: Nëse dërgesa nuk mund të dorëzohet (për shkak të refuzimit nga pranuesi ose adresës së pasaktë), ne sigurojmë kthimin e saj të sigurt te dërguesi brenda kohës më të shpejtë të mundshme.
Plotësimi/korrigjimi i adresës: Nëse keni vërejtur ndonjë gabim në adresë pasi keni nisur dërgesën, përmes këtij shërbimi ju mund të kërkoni përmirësimin e të dhënave të pranuesit në sistemin tonë, për ta evituar kthimin e dërgesës dhe për të garantuar dorëzimin e suksesshëm.
Dërgesat postare që përmbajnë mallra i nënshtrohen formaliteteve dhe kontrolleve të nevojshme doganore dhe mund të jenë subjekt i tarifës doganore, tatimeve apo taksave të tjera që paguhen në import apo eksport, apo mund të jenë subjekt i përjashtimit nga këto pagesa, sipas legjislacionit në fuqi.