POLITIKA E PRIVATËSISË

I nderuar subjekt i të dhënave,

POSTA E KOSOVËS SH.A. siguron të gjithë përdoruesit e kësaj faqeje se çdo e dhënë personale do të trajtohet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Përdoruesi pohon vërtetësinë dhe saktësinë e të gjitha të dhënave të dhëna prej tij në formularët e ndryshëm (p.sh. aplikime për punësim, kërkesa për shërbime postare, ankesa, pagesa online etj.), plotësimi i të cilave është tërësisht vullnetar.

Me plotësimin e çdo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën e Postës së Kosovës SH.A. për përdorimin e brendshëm vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, si dhe për procesimin e mëtejmë të tyre në përputhje me ligjin.


QËLLIMI

Kjo politikë krijon një kornizë efektive, të përgjegjshme dhe transparente për të siguruar pajtueshmërinë me kërkesat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


DEKLARATA E POLITIKËS

Posta e Kosovës SH.A. është e angazhuar të ushtrojë veprimtarinë e saj në përputhje me ligjin e aplikueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale dhe me standardet më të larta etike.

Kjo politikë përcakton informacione të përgjithshme mbi mbledhjen, përdorimin, përpunimin, mbajtjen, transferimin, zbulimin dhe shkatërrimin e të dhënave personale që i përkasin klientëve, partnerëve ose përdoruesve të shërbimeve tona.


PARIMET E MBROJTJES SË TË DHËNAVE

Posta e Kosovës SH.A. ka miratuar parimet e mëposhtme:

  1. Ligjshmëria, drejtësia dhe transparenca

  2. Kufizimi i qëllimit

  3. Minimizimi i të dhënave

  4. Saktësia

  5. Kufizimi i ruajtjes

  6. Integriteti dhe konfidencialiteti

  7. Llogaridhënia


MBROJTJA E TË DHËNAVE

Për mbrojtjen e të dhënave personale, Posta e Kosovës ndërmerr masa teknike, organizative dhe fizike, përfshirë:

  • Parandalimin e qasjes së paautorizuar në të dhënat personale.

  • Kufizimin e përdorimit të të dhënave vetëm sipas autorizimit dhe nevojës.

  • Sigurimin e të dhënave gjatë transmetimit dhe ruajtjes së tyre.

  • Monitorimin e regjistrimeve të qasjes në sistemet tona.

  • Mbrojtjen e të dhënave nga humbja, shkatërrimi apo ndryshimi i paautorizuar.


TRANSFERIMET E TË DHËNAVE

Posta e Kosovës SH.A. mund të transferojë të dhënat personale vetëm në rastet kur:

  • Subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin.

  • Transferimi është i nevojshëm për përmbushjen e kontratës me subjektin e të dhënave.

  • Transferimi është i nevojshëm për zbatimin e masave para-kontraktuale sipas kërkesës së subjektit të të dhënave.

  • Transferimi bëhet në përputhje me ligjin dhe mekanizmat e miratuar për mbrojtjen e të dhënave.


MBAJTJA E TË DHËNAVE

Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin janë mbledhur. Pas përmbushjes së qëllimit, ato asgjësohen, anonimizohen ose bllokohen, përveç rasteve kur ligji kërkon ruajtjen e tyre më gjatë (p.sh. për qëllime arkivore apo ligjore).


TË DREJTAT TUAJA

Subjektet e të dhënave kanë të drejtë të kërkojnë:

  • Qasje në të dhënat e tyre personale.

  • Korrigjimin ose përditësimin e tyre.

  • Fshirjen e të dhënave (“e drejta për t’u harruar”).

  • Kufizimin e përpunimit.

  • Bartjen e të dhënave.

  • Kundërshtimin ndaj përpunimit.

  • Kundërshtimin ndaj vendimmarrjes dhe profilizimit të automatizuar.

Ju keni të drejtë të ankoheni në çdo kohë nëse besoni se të drejtat tuaja janë shkelur.


KONTAKTI

Për çdo pyetje, kërkesë ose ankesë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, mund të na kontaktoni në: