Tarifat për shërbimin e dërgesave e-commerce brenda territorit të Kosovës

Për dallim nga shërbimet standarde që ofrohen nga Posta e Kosovës me peshë (gram), ky shërbim do të aplikohet duke u bazuar në dimensione të dërgesave:

Pesha Çmimi
Deri 5 kg 2.00 €
Mbi 5 kg deri 10 kg 3.00 €
Mbi 10 kg deri 15 kg 4.50 €
Mbi 15 kg deri 20 kg 5.50 €
Mbi 20 kg deri 30 kg 7.50 €

Për çdo dërgesë me përmbajtje të pandarë me peshë mbi 30 kg,
i shtohet tarifa shtesë prej 0.25 € për çdo kilogram.

Pranimi i pakove mund të bëhet në secilën zyrë postare nga ora 08:00 deri në 20:00, shtatë ditë në javë.

Pranimi i porosisë (përmes formës elektronike, telefonit) bëhet deri në orën 16:00, ndërsa dërgesat mund të pranohen në sportele deri në orën 19:00.

Afati i shpërndarjes së këtyre dërgesave:

  • brenda regjionit është D+24
  • jashtë regjionit është D+48
  • vendbanimet e thella D+72h.

(D – dita e pranimit dhe përpunimit nuk llogariten në afatin e shpërndarjes)

Tentimi për shpërndarje bëhet edhe pas afateve të cekura (D+24, D+48, D+72).

Nëse pala nuk gjendet në adresën e destinimit, atëherë dërgesa ruhet edhe për një kohë deri në një

përgjigje dhe definim përfundimtar të statusit të saj.

Inkasimi i Faturave

Ky lloj shërbimi kryhet nga Posta e Kosovës për konsumatorët që kanë kontratë me Postën e Kosovës për shpërndarjen e këtyre dërgesave, sipas kërkesës së konsumatorëve.

Inkasimi i të hyrave mund të bëhet vetëm për dërgesat brenda territorit të vendit tonë. Tarifa shtesë për inkasimin e të hyrave nuk do të ketë, por transaksionin bankar e bart konsumatori dhe jo Posta e Kosovës. Shuma më e lartë për inkasimin e një fature nuk duhet të kalojë shumën prej 500 €.

Barazimet ndërmjet Postës së Kosovës dhe konsumatorit të kontraktuar për këto shërbime bëhen sipas marrëveshjes ndërmjet Postës së Kosovës dhe konsumatorit. Posta e Kosovës i bën barazimet në bazë të çmimores, duke ndalur shumën për shërbimin postar që i takon asaj, ndërsa pjesën tjetër që inkasohet si të hyra nga faturat e konsumatorit ia rimburson llogarisë së paraqitur nga konsumatori.

Pranimi i dërgesave – Refuzimi i tyre

Dorëzimi i dërgesave bëhet pasi punonjësi i Postës të sigurohet për identitetin e marrësit, i cili duhet të paraqesë dokumente zyrtare të njohura me ligj për identifikim. Klienti nuk mund të bëjë hapjen e dërgesës pa e kryer pagesën dhe nënshkrimin për pranimin e saj, ngase në këtë rast Posta e Kosovës është vetëm ndërmjetësuese ose kryese e shërbimit postar dhe nuk është pjesë e marrëveshjes ndërmjet biznesit të caktuar dhe klientëve të tyre.

Dërgesat e refuzuara nga ana e konsumatorëve – palës së tretë, Posta e Kosovës do t’ia kthejë në kohën më optimale porositësit të shërbimit dhe për këto dërgesa në kthim nuk do të ketë tarifë shtesë. Bashkëngjitur do të jetë edhe arsyetimi për refuzimin e dërgesës nga ana e konsumatorit.

Kontakti: