Historiku i Filatelisë

Nga emisionet e para deri te koleksionet e sotme

Filatelia e Kosovës filloi më 15 mars 2000, me emisionin e parë prej pesë pullave postare të lëshuara në valutën gjermane (DM), që në atë kohë ishte valutë zyrtare në Kosovë. Me kalimin gradual në euro gjatë vitit 2001–2002, u publikuan emisionet e dytë dhe të tretë, të cilat përdorën paralelisht DM dhe €, e më pas vetëm €, duke shënuar tranzicionin e plotë monetar.

Zhvillimi i Filatelisë mori hov pas vitit 2004, me rritjen e numrit të tematikave dhe emisioneve të reja. Në këtë periudhë u krijuan pulla komemorative me rëndësi të veçantë historike, si ato për Ditën e Mësuesit dhe Pavarësinë e Kosovës. Sot, Filatelia e Kosovës përfaqëson një fond të pasur të pullave postare që trajtojnë historinë, artin, sportin, kulturën dhe trashëgiminë tonë kombëtare.

Lajme Pullat Postare

Posta e Kosovës nderon tenorin Rame Lahaj

Lajme Pullat Postare

Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi

Lajme Pullat Postare

Posta e Kosovës nderon artistin Ismet Jonuzi

Informata për porosi

FILATELIA – Posta e Kosovës Sh.A.
Rr. Nëna Terezë, p.n., 12000 Fushë Kosovë
Tel: +383 (0)38 246 770
E-mail: filatelia@postakosoves.com

I nderuar konsumator,
Faleminderit për interesimin tuaj për produktet tona filatelike.

Këtu gjeni mënyrat e porositjes dhe produktet në dispozicion.

Produktet

  • Set komplet
  • Bllok (nëse ekziston për emisionin)
  • ZDP

Si të porosisni

  • Me e-mail: filatelia@postakosoves.com
  • Me letër postare në adresën e Filatelisë
  • Në çdo zyrë të Postës së Kosovës ose personalisht në zyrën e Filatelisë

Pagesa realizohet paraprakisht dhe shënimet bankare dërgohen me e-mail.

Ende nuk pranohen

  • Çeqe, Pagesa online (Credit Card, PayPal)
  • International Reply Coupons
  • Postal Money Order