Shërbimet
Janë dërgesa për të cilat dërguesi nuk kërkon ndonjë shërbim të veçantë. Për këto pako, vlera maksimale e deklaruar është < 100 €.
Çdo pako duhet të ambalazhohet dhe të mbyllet në një mënyrë të tillë që t’i përshtatet peshës, formës dhe natyrës së përmbajtjes, si dhe mënyrës së transportimit. Ambalazhimi dhe mbyllja duhet të mbrojnë përmbajtjen kundrejt shtypjes dhe dëmtimit nga prekjet e përsëritura, si dhe të jenë të tilla që të bëjnë të pamundur ngacmimin e përmbajtjes pa lënien e gjurmëve të dukshme të dhunimit.
Ato duhet të jenë të ambalazhuara dhe të mbyllura në mënyrë të tillë që të mos kërcënojnë shëndetin e punonjësve, si dhe të shmangin çdo dëmtim në rast se përmbajnë sende që mund të lëndojnë punonjësit e ngarkuar me përpunimin e tyre, të ndotin apo të dëmtojnë dërgesat e tjera ose pajisjet postare.
Pesha maksimale e pakos është deri në 31.5 kg.
Pakot me vlerë të deklaruar – janë dërgesa me vlerë të përmbajtjes mbi >100 €, për të cilat dërguesi kërkon të deklarojë vlerën në përputhje me natyrën e sendeve apo mallrave që përmban pako.
Paketimi dhe mbyllja e pakos me vlerë bëhet sipas standardeve të ambalazhimit të pakove me vlerë, duke iu referuar përmbajtjes, peshës, formës dhe mënyrës së transportit. Dërguesi është i obliguar që, në këndin e majtë të poshtëm, ta shënojë vlerën e saktë të deklaruar me numra dhe shkronja.
Pakot me vlerë nuk guxojnë të përmbajnë sende të ndaluara që rrezikojnë procesin e transportit, siç janë: armët e zjarrit, lëndët radioaktive, lëndët djegëse, lëndët biologjike, narkotikët etj.
Shërbimi Urgjent dhe Express mund të përdoret për çdo lloj pako, duke i siguruar pakos përparësi në shpërndarje krahasuar me pakot e rëndomta.
Të gjitha pakot postare, për të cilat kërkohet trajtimi me shërbimin “Urgjent” apo “Express”, iu ngjitet një etiketë me ngjyrë të kuqe të çelët, ku është shënuar qartë fjala “Urgjent” apo “Express”.
Pakot, për të cilat dërguesi kërkon një lajmërim marrjeje/fletëkthesë, në anën e adresës duhet t’i përmbajnë etiketat e shtypura dhe të theksuara “LM” për trafikun vendor dhe “AR” për trafikun e postës ndërkombëtare.
Pakot e përmendura duhet të shoqërohen me nga një formular P3 (për trafikun vendor) apo CN 07 (për trafikun ndërkombëtar).
Pako postare në trafikun vendor konsiderohet:
Çdo pako kaba, si dhe pjesa e përparme dhe fletëpërcjellëse, përmbajnë një etiketë me shënimin “Kaba”.
Pako kaba në trafikun ndërkombëtar konsiderohet:
Çdo pako kaba dhe pjesa e përparme e letrës së dërgimit përmbajnë një etiketë me shkronja të trasha me fjalën “Encombrant”.
Për pakot kaba, pagesa shtesë është +50% nga pagesa bazë.
Pako të thyeshme – konsiderohen të gjitha dërgesat që përmbajnë sende të ndjeshme dhe mund të dëmtohen gjatë transportit. Çdo paketë e tillë duhet të ambalazhohet sipas rregullave të përgjithshme dhe të sigurohet nga dërguesi ose zyra e origjinës.
Çdo pako me përmbajtje të materialeve të thyeshme duhet të pajiset me një etiketë që përmban një figurë të shtypur me ngjyrë të kuqe në një sfond të bardhë, me shenjën e gotës dhe me shënimin “Pako e thyeshme” apo “Colis fragile”.
Për pakot e thyeshme, pagesa shtesë është +50% nga pagesa bazë.
Pakot, në pajtim me shërbimet postare universale në trafikun vendor, pranohen me peshë deri në 10 kg, ndërsa deri në 31.5 kg jashtë zonës së shërbimeve postare universale.
Në trafikun ndërkombëtar, pakot në pajtim me shërbimet postare universale pranohen me peshë deri në 10 kg në shkuarje (export) dhe deri në 20 kg në ardhje (import), jashtë zonës së shërbimeve postare universale.
Përmasat e përbashkëta të pakove (gjatësia + gjerësia + lartësia) nuk duhet të jenë > 3 m, ku asnjëra prej përmasave nuk mund të jetë më e madhe se 1.5 m.