Zhvillimi i Qendrueshem (SDG)

Posta e Kosovës, si një institucion publik me rëndësi të veçantë shoqërore, ka një rol të natyrshëm në nxitjen e iniciativave të përgjegjësisë sociale korporative. Duke ndërmarrë projekte të qëndrueshme që ndihmojnë komunitetin, mjedisin dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit, Posta e Kosovës jo vetëm që përforcon besimin e qytetarëve, por edhe krijon një imazh më të ngrohtë dhe më afër njerëzve.

Angazhimi ynë përtej shërbimeve postare përmes mbështetjes së kauzave, promovimit të qëndrueshmërisë dhe investimeve në mirëqenien e komunitetit—reflekton qartë vizionin tonë për t’u bërë një organizatë më e përgjegjshme dhe më e afërt me qytetarët. Këto iniciativa ndikojnë drejtpërdrejt që klientët të jenë më të gatshëm të përdorin shërbimet tona, duke e parë Postën e Kosovës si një partner të besueshëm dhe me vlera të forta shoqërore.

Qëllimet e zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) që ne ndikojmë drejtëpërdrejtë

 

Posta e Kosovës Sh.A. ka avancuar më tej qasjen e saj institucionale ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe përgjegjësisë shoqërore, në përputhje me parimet ESG, përmes rezultateve konkrete dhe veprimeve të matshme në disa drejtime kyçe.

  • Operim dhe shërbime të qëndrueshme
  • Qasje dhe edukim gjithëpërfshirës
  • Përfshirja dhe angazhimi me komunitet