Posta e Kosovës priti delegacionin e Postës Shqiptare

Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Nora Rraci, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, mirëpriti delegacionin nga Tirana të kryesuar nga Administratori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj.

Takimi u fokusua në fuqizimin e bashkëpunimit strategjik dhe identifikimin e fushave me potencial të lartë zhvillimor, duke përfshirë shkëmbimin e ekspertizës, zhvillimin e projekteve të integruara, shërbimet financiare dhe platformat e e-commerce.

Kryeshefja Ekzekutive, znj. Nora Rraci, gjatë bisedës, theksoi: “Posta e Kosovës ka konsoliduar procese, ka rritur cilësinë e shërbimeve dhe ka fuqizuar kapacitetet operacionale, duke zgjeruar prezencën me zyra postare dhe operacione në tërë vendin. Bashkëpunimi me Postën Shqiptare, në kuadër të strategjisë dhe mbi bazën e komplementaritetit, është një mundësi për të avancuar këto arritje, për të zhvilluar shërbime të reja dhe për të sjellë vlerë të drejtpërdrejtë për qytetarët, duke e pozicionuar Postën e Kosovës si një institucion modern dhe të besueshëm.”

Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, u shpreh: “Është kënaqësi të thellojmë bashkëpunimin me Postën e Kosovës në një fazë të re dhe më të avancuar. Synimi ynë është të zhvillojmë projekte te perbashketa që e rrisin cilësinë e shërbimeve për qytetarët në të dy vendet. Së bashku, mund të krijojmë standarde të reja në tregun postar dhe atë të e-commerce.”

Në përmbyllje të takimit, delegacionet shkëmbyen dhurata simbolike si shenjë respekti dhe vlerësimi të bashkëpunimit të vazhdueshëm.

Ne vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit, për të personalizuar përmbajtjen dhe për të analizuar trafikun në faqen tonë. Duke klikuar “Prano”, ju pranoni përdorimin e cookies nga ana jonë.