PAGUAJ TË GJITHA FATURAT NË POSTË

Sqarim:

Në Postën e Kosovës nuk paguhet provizion për faturat e energjisë elektrike, ujit, Termokosit, mbeturinave, Kujtesën, Ndërmarrjen Publike Banesore – Prishtinë dhe IMF Start ndërsa për faturat e tjera është provizioni më i ulët se në institucionet tjera financiare.

Shërbimet financiare jo-bankare

Posta e Kosovës Sh.A. është e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo-Bankar (IFJB). Kjo i mundëson Postës të ofrojë shërbime financiare jo-bankare për institucionet shtetërore dhe partnerët komercialë, në bazë të marrëveshjeve të formalizuara dhe në koordinim me BQK.

Qytetarët e Kosovës mund t’i kryejnë pagesat e ndryshme në të gjitha zyrat postare, përfshirë pagesat me referencë unike (UNIREF), pagesat e grupit Kos-Giro dhe shumë shërbime të tjera financiare sipas marrëveshjeve të Postës së Kosovës me partnerë të ndryshëm.

Të gjitha pagesat e institucioneve shtetërore

  • Pagesat për të gjitha Ministritë (dokumente personale, regjistrim automjetesh, taksa, patentë shofer, licenca, regjistrim biznesesh, vula apostile, pagesa për studentë, etj.)
  • Pagesat për Kuvendet Komunale (taksa dhe tatime, kopshtet e fëmijëve, Prishtina Parking, etj.)
  • Pagesat e Policisë (gjobat në trafik, etj.)
  • Pagesat e Administratës Tatimore të Kosovës – ATK (tatime, kontribute pensionale, etj.)
  • Pagesat e Trustit Pensional të Kosovës
  • Pagesat e agjencive dhe komisioneve shtetërore
  • Pagesat e sistemit gjyqësor
  • Pagesat e Doganës së Kosovës (taksat doganore, etj.)
  • Pagesat e Kompanive të Sigurimeve
  • Pagesat e energjisë elektrike (KEDS/KESCO dhe Drustvo Elektrosever D.O.O.)

Pagesat e ujësjellësve rajonal

  • KRU Prishtina
  • KRU Hidroregjioni Jugor – Prizren
  • KRU Bifurkacioni – Ferizaj
  • KRU Hidromorava – Gjilan
  • KRU Mitrovica
  • KRU Gjakova
  • KRU Hidrodrini – Pejë

Pagesat e kompanive të menaxhimit të mbeturinave

  • KRM Pastrimi – Prishtinë
  • KRM Ekoregjioni – Prizren
  • KRM Pastërtia – Ferizaj
  • KRM Eco-Higjiena – Gjilan
  • KRM Çabrati – Gjakovë
  • KRM Ambienti – Pejë
  • KRM Higjiena – Deçan

Pagesat e Kryqit të Kuq të Kosovës

Pagesat e kësteve të kredive

  • IMF Start
  • KEP Trust
  • IMF KGMAMF
  • IMF KosInvest
  • IMF NOA
  • IFJB Lesna
  • Agjencioni për Financim në Kosovë – AFK
  • BI Credit
  • Monego
  • Iute Credit

Pagesa për shërbime të ndryshme

  • Ndërmarrja Publike Banesore – Prishtinë
  • Termokos – Prishtinë
  • Ngrohtorja e Qytetit Gjakovë
  • Oda e Farmacistëve të Kosovës
  • Oda e Mjekëve të Kosovës
  • Telekomi
  • Kujtesa
  • ISP Broadcast
  • Legal Data Solution
  • ATOMI – Instituti Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme
  • Kosovo Leadership Academy
  • Hello Academy of Education
  • Kopshti i Fëmijëve Nëna Kabrini
  • Mjeshtri
  • Besa Security
  • Euro Steel
  • Syri i Shqiponjës