Shërbimet
Posta e Kosovës zbaton rregulloret vendore dhe ndërkombëtare të transportit postar, duke përfshirë standardet e UPU, ICAO dhe IATA. Për arsye sigurie dhe ligjore, një sërë mallrash nuk lejohen në dërgesat postare, veçanërisht në transportin ajror. Këto përfshijnë mallra të rrezikshme, substanca të ndezshme, kimikate të paidentifikuara, lëngje, bateri të caktuara litiumi, si dhe produkte të paambalazhuara ose pa deklarim të qartë.
Ky udhëzues ofron një pasqyrë të qartë mbi mallrat e ndaluara dhe të kufizuara, përfshirë rregullat e përgjithshme dhe kufizimet specifike për secilin shtet. Për informacion të plotë dhe të përditësuar, ju lutemi shkarkoni dokumentin zyrtar në format PDF.
Dokumenti i plotë me listën e mallrave të ndaluara dhe kufizimet sipas shteteve
Shkarko dokumentin e plotë