Shërbimet
Letëra
Letër është dërgesë e mbyllur që përmban komunikime të shkruara, me ose pa vlerë të deklaruar, ose çdo dërgesë tjetër e mbyllur që plotëson kushtet për dimension dhe peshë për letërpostë.
Dimensionet:
Ambalazhimi:
Adresa dhe pullat postare (taksa postare)
Letërposta me prioritet:
Transportohen përmes rrugëve më të shpejta (ajrore ose tokësore).
Duhet të kenë etiketë me ngjyrë të kaltër me mbishkrimin: PRIORITAIRE ose PAR AVION / ME AEROPLAN.
Nëse transporti me prioritet nuk është i mundur, mbishkrimet anulohen me dy vija kryq.
Kartëpostalja – është dërgesë e hapur, ana e majtë e së cilës është e dedikuar për shënimin e tekstit, ndërsa ana e djathtë është e dedikuar për adresën e marrësit.
Kartëpostalja e cila është emetim i komunikacionit të brendshëm postar duhet të ketë emërtimin: “Kartëpostale” dhe “Carte postale” për komunikacionin ndërkombëtar.
Pako e vogël – është dërgesë postare që përmban sende të ndryshme në sasi të vogla, si prodhime artistike, kaseta, disqe, CD, shirita magnetikë, mostra tregtie ose pjesë të një sendi që shërben si mostër tregtie, pjesë këmbimi për aparatura, duke përjashtuar çdo mundësi për t’u përdorur për qëllime biznesi. Pesha maksimale e pakos së vogël është deri në 2 kg.
Në këndin e majtë lart pakot e vogla duhet të kenë të vendosur shënimin “PAKO E VOGËL” për komunikacionin vendor dhe “PETIT PAQUET” në komunikacionin ndërkombëtar.
Shtypshkrimet – janë dërgesa të hapura që përmbajnë libra, gazeta ose revista, të cilat mund të publikohen në treg rregullisht ose kohë pas kohe. Pranohen deri në peshën 2 kg, ndërsa në rastet kur përmbajtja është e pandarë atëherë pranohen deri në 5 kg. Shtypshkrimet të cilat i dërgon dërguesi pa adresa të marrësit konsiderohen si shtypshkrime të paadresuara.
Shtypshkrimet – në këndin e lartë të majtë të adresës duhet të kenë të vendosur etiketën “SHTYPSHKRIMI” për komunikacionin e brendshëm postar dhe “IMPRIME” për komunikacionin ndërkombëtar.
Sekogramet – janë letrat e shtypura me alfabetin Braille (në formë pikash të ngritura), të dedikuara personave të verbër, klishe me shenja të sekografisë apo incizime tonale, si dhe letër speciale për persona të verbër.
Sekogramet – duhet ta kenë të vendosur shenjën “SEKOGRAM” – për trafikun vendor dhe ndërkombëtar – “CECOGRAMME”. Pesha maksimale e sekogramit nuk mund të jetë mbi 7 kg.
Këtë shërbim Posta e Kosovës e ofron falas, në përjashtim të shërbimeve të veçanta.
Aerogramët – janë dërgesa të shtypura në një letër, të cilat palosen në mënyrë të tillë që të formohet një drejtkëndësh me dimensione përafërsisht 110 x 220 mm.
Aerogrami ka një faqe të pastër në dispozicion të dërguesit për ta plotësuar sipas kërkesës së tij. Në pjesën e sipërme ka të shënuar me germa të mëdha fjalën “AEROGRAM” për trafikun vendor, ndërsa për atë ndërkombëtar “AEROGRAMME”, si dhe vendin për adresën e marrësit dhe dërguesit.
Aerogrami i palosur ka një anë të lyer me ngjitës (si kapaku i zarfit), i cili shërben për ta mbyllur aerogramin në mënyrë që të mos mund të lexohet përmbajtja. Marrësi, për të lexuar aerogramin, duhet ta presë në vendin e caktuar që është shënuar me një vijë dhe që lejon shpalosjen e rregullt të tij.