Shërbimet
Letrat e porositura rekomande (“R”) – janë letrat që nga dërguesi, përmes një takse të posaçme dhe etiketës “Rekomande” me numër përkatës, iu sigurohet trajtim i veçantë përmes regjistrimit, që nga pranimi, përcjellja për në destinacion e deri te dorëzimi, përmes nënshkrimit të marrësit të caktuar.
Letrat gjyqësore, kundërvajtëse dhe administrative – janë letërdërgesat gjyqësore, kundërvajtëse dhe administrative – që përcillen përmes zarfeve të kaltër apo të bardhë me fletëkthesën e ngjitur për zarfë (formularë që përdoren nga këto institucione dhe për kërkesat e tyre).
Shërbimi urgjent “Express” – mund të zbatohet te çdo lloj dërgese, duke u siguruar atyre përparësi krahasuar me dërgesat e rëndomta.
Dërgesat me vlerë të deklaruar “VD” – janë dërgesat, për të cilat deklarohet vlera e dërgesës sipas mënyrës së paraparë me rregulloren e shërbimeve postare. Dërgesat me vlerë të deklaruar duhet të futen në zarf apo në ambalazh të përshtatshëm (i patejdukshëm) që ta sigurojë përmbajtjen nga dëmtimet eventuale gjatë transportit dhe përpunimit.
Mbi dërgesën postare me vlerë të deklaruar, në shërbimin e brendshëm përdoren etiketat vetëngjitëse siguruese postare “V” (vlera e deklaruar), që përmban emrin e zyrës pranuese dhe numrin e dërgesës postare me vlerë të deklaruar, si dhe peshën e saktë në gram të vendosur në anën e majtë të sipërme të faqes së adresës së marrësit.
Shuma e vlerës së deklaruar për letra e dokumente që përfaqësojnë një vlerë për shkak të ribërjes së tyre nuk mund të tejkalojë shpenzimet eventuale të këtyre dokumenteve në rast humbjeje. Përmbajtja e letrës me vlerë duhet t’i përgjigjet vlerës reale të deklaruar.
Dërgesat me vlerë të deklaruar duhet ta kenë vlerën prej së paku 10 euro dhe jo më shumë se 1000 euro.
Paraqesin dërgesat me shërbim të posaçëm, për të cilat marrësi, me rastin e tërheqjes së dërgesës nga zyrat postare, obligohet ta paguajë shumën e ngarkuar në dobi të dërguesit. Vlera e deklaruar duhet detyrimisht t’i përgjigjet vlerës reale të dërgesës.
Pasojat e mos deklarimit të vlerës reale janë përgjegjësi e dërguesit.
Kur dërguesi kërkon që kundërpagesa t’i kalohet në llogarinë e tij bankare të plotësuar , ai është i detyruar të deklarojë xhirollogarinë dhe bankën përkatëse . Tarifat e pranimit të dërgesës postare me kundërpagesë arkëtohen nga marrësit e dërgesave.
Dërgesave me këtë shërbim duhet t’iu vihet etiketa me shenjën e kundërpagesës “KP”.
Dërgesat me lajmërim marrje “L M” në trafikun vendor dhe ‘’A.R’’ në trafikun ndërkombëtar – konsiderohen ato dërgesa, që përcillen nga personat fizikë apo subjektet juridike në zarfe të ndryshme me fletëkthimin e bashkangjitur, që dërguesi e merr dhe e plotëson në zyrën postare, meqë përmes fletëkthimit në fjalë ai njoftohet që dërgesa i është dorëzuar marrësit.
Dërgesat që ruhen në postë “POSTË RESTANTE” (qëndrojnë në Postë në afat prej 30 ditësh ) – duhet të kenë të shënuar në anën e përparme dhe me shkronja të dukshme shënimin “Qëndron në Postë” ose “Poste Restante”. Marrësit e këtyre dërgesave duhet të jenë që më parë të njoftuar nga dërguesit, në mënyrë që të paraqiten në Postë (“Poste restante”) për të parë se a iu ka mbërri dërgesa e tillë. Dërgesa postare me shënimin ,,Poste restante” ose “Qëndron në Postë” i dorëzohet marrësit pasi të bëhet verifikimi i identitetit të tij.
Kur dërgesa postare nuk tërhiqet brenda këtij afati, ajo i kthehet dërguesit. Si dërgesa “Poste restante” nuk mund të pranohen dërgesat urgjente (Express).
Dërgesat postare që kërkohen nga dërguesi për tu dorëzuar në dorë të vet marrësit mund të jenë dërgesat postare të porositura, me vlerë të deklaruar ose me kundërpagesë.
Shërbimi i postës së shpejtë EMS (Express Mail Service), është shërbimi më i shpejtë prej të gjitha shërbimeve postare, që nënkupton grumbullim, përpunim, bartje dhe shpërndarje të shpejtë të postës së letrave dhe kolipostës deri 20 kg në komunikacionin vendor dhe ndërkombëtar në afate shumë të shpejta kohore. Është shërbim i cili realizohet në çdo sportel të PK dhe në saje të kontratës së veçantë me dërguesin, që siguron cilësi të lartë në shpejtësinë dhe sigurinë e dërgimit të dërgesave.
Koha e kryerjes së shërbimit për shtetet fqinje dhe Evropë D+2 deri 4 ditë, ndërsa jashtë Evropës D+5 deri 7 ditë.
Zona e largësive
Europa- këmbim direkt (mbyllur);
Europa – këmbim i hapur përmes Austrisë;
Shtetet tjera të botës – këmbim i hapur përmes Austrisë dhe i mbyllur (direkt) me shtetet:
Zvicër,Norvegji,Suedi,Finlandë dhe Irlandë;
Kanada Amerika dhe Rusia.
Detaje të hollësishme për shërbimin “EMS”:
Paketimi special
Dërgesat EMS varësisht nga nevoja apo përmbajtja duhet të kenë paketim special për gjërat e caktuara dhe aq sa të jetë e mundur të sigurojnë që:
Ndalesat në lidhje me përmbajtjen e dërgesave
Dërgesat trajtohen në përputhje me Ligjin për shërbime Postare Nr. 06/L-038, Rregulloren për Autorizimin e përgjithshëm për Ofrimin e shërbimeve Postare Nr.41 me Nr. protokolli 041/B/19 dhe Rregulloren për Ofrimin e shërbimit Postar Nr.44 me Nr. protokolli 123/B/2019.