Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Nora Rraci, mori pjesë në konferencën “She Rises 2026”, një platformë e rëndësishme për fuqizimin e grave në biznes dhe zhvillimin e partneriteteve të reja.
Në panairin e konferencës, ekipi ynë i prezantoi ofertat dhe shërbimet moderne të Postës së Kosovës, me fokus të veçantë në zgjidhjet për dërgesat e-commerce, shërbimet logjistike dhe mundësitë që Posta ofron për bizneset dhe konsumatorët.
Posta e Kosovës mbetet partner i besueshëm për bizneset, ndërmarrësit dhe qytetarët në ofrimin e shërbimeve moderne dhe efikase.
Falënderojmë organizatorët e konferencës “She Rises 2026” për organizimin e një ngjarjeje inspiruese dhe për krijimin e hapësirave që promovojnë bashkëpunimin, inovacionin dhe fuqizimin e grave në biznes.
Shërbimet










