“Engjëjt e Lirisë – shtatorja ‘Leotrimi i vogël’” në qarkullim postar

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Pafajshëm të Agresionit, Posta e Kosovës vë në qarkullim emisionin filatelik “Engjëjt e Lirisë – shtatorja ‘Leotrimi i vogël’”.
Kjo ditë shërben si kujtesë globale për vuajtjet e fëmijëve të prekur nga luftërat dhe konfliktet e armatosura. Në këtë frymë, emisioni i kushtohet kujtimit të fëmijëve që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë dhe nënvizon rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe promovimit të vlerave të paqes.
Pulla postare paraqet shtatoren “Leotrimi i vogël”, kushtuar Leotrim Ahmetit, emri i të cilit është shndërruar në simbol të kujtesës për fëmijët që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë. Përmes këtij motivi filatelik, Posta e Kosovës sjell në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe të ndërtimit të një shoqërie të bazuar në paqe, dinjitet dhe solidaritet.
Përmes filatelisë, tema dhe ngjarje me rëndësi historike e shoqërore dokumentohen dhe përcillen te brezat e ardhshëm, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe promovimin e vlerave universale.
Për realizimin e motivit filatelik është përdorur pamja e shtatores “Leotrimi i vogël”, vepër e skulptorit Sabri Behramaj, siguruar nga KK Skenderaj.
Emisioni do të jetë në qarkullim postar deri në konsumimin e plotë.

Ne vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit, për të personalizuar përmbajtjen dhe për të analizuar trafikun në faqen tonë. Duke klikuar “Prano”, ju pranoni përdorimin e cookies nga ana jonë.